Moti i keq me reshje shiu dhe bore që ka përfshirë një pjesë të territorit të vendit ka shkaktuar probleme në disa akse rrugore.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se është ndërhyrë në akset rrugore në të cilat ka pasur probleme si pasojë e motit të keq me reshje shiu.
Sipas ARRSH-së, reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin duke sjellë rënie gurësh e inertesh të cilat janë pastruar menjëherë pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.
Në akset Ura e Zapodit-Shishtavec, Bogë-Theth dhe Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore.