Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Moti i keq përfshinë Evropën/ Rumania dhe shtete të tjera vazhdojnë të përballen me përmbytje kudo

12:05 / September 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 273bb78f8c91d17414007c0dbbd27e40
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

RUMANI- Banorët dhe autoritetet kanë vazhduar betejën e tyre me shira të rrëmbyeshëm dhe me vërshime në mbarë Evropën Qendrore më 15 shtator. Në Rumani autoritetet thanë se të paktën katër persona kanë vdekur nga vërshimet, në Poloni është raportuar për një viktimë, ndërkaq në Republikën Çeke katër persona konsiderohen të zhdukur.

Reshjet e shiut kanë detyruar ekipet e shpëtimit që të angazhohen edhe në disa pjesë të Austrisë, por edhe në Republikën Çeke dhe Poloni, teksa banorët janë evakuuar pasi diga në Miedzigorze u tejmbush, duke krijuar një situatë “kritike” për autoritetet lokale.

Por, Rumania është shteti që është goditur më së keqi, pasi 20 komuna në tetë qarqe rumune janë prekur nga vërshimet.

Më shumë se 5.000 shtëpi janë dëmtuar dhe qindra banorë janë evakuuar. Kryeministri Marcel Ciolacu ka njoftuar se janë ngritur strehimore të përkohshme për njerëzit që janë në rrezik nga vështrimet. Ai këtë njoftim e bëri teksa më 14 shtator vizitoi një prej qarqeve të goditura më së rëndi, Galati.

Katër persona raportohet se kanë vdekur nga vështrimet në Rumani. Instituti Hidrologjik dhe i Menaxhimit të Ujërave në Rumani ka aktivizuar alarmin e kuq në Galati dhe Vaslui, ku në përpjekjet e shpëtimit po merr pjesë edhe ushtria, e cila po tenton që të arrijë te banorët që janë bllokuar.

Niveli i ujit në disa pjesë të Rumanisë arrin deri në tri metra. Ndërkaq, autoriteti për menaxhimin e ujit në Vroklav, në jugperëndim të Polonisë, tha se situata është kritike, pasi diga pothuajse 30 metra e lartë në afërsi të kufirit të Polonisë dhe Çekisë, është thyer, duke detyruar që banorët të evakuohen.

Në Austri, dhjetëra komuna janë shpallur zona të katastrofës. Më herët gjatë 15 shtatorit, në Poloni u raportua se një person ka vdekur, ndërkaq në Çeki katër persona konsiderohen të zhdukur.

Në kryeqytetin çek, Pragë, autoritetet kanë vendosur masa për parandalimin e vërshimeve. Sipas parashikimit të motit, në Austri, Republikën Çeke, në jug të Gjermanisë, Hungari, Poloni dhe Sllovaki pritet të vazhdojnë reshjet e shiut./REL

evrope permbytje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.