Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Moti i keq, pezullohen lundrimet. Përkeqësohet trafiku në Tiranë

13:08 / December 14, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
permbytje ne Tirane 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Moti i keq ka mbërthyer vendin dhe reshjet e mëdha të shiut mbrëmjen e kaluar kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete. Pas qytetit të Vlorës, probleme me përmbytjen e disa rrugëve ka pasur edhe kryeqyteti. Tirana ka pasur përmbytje në disa zona ku duket se niveli i lartë i reshjeve ka bërë që të bllokohen tubacionet dhe uji të shkaktojë përmbytje në disa rrugë kryesore. Edhe Bypass-i i Murrizit është bllokuar, duke shkaktuar kështu dhe një trafik kaotik në këtë aks.

Nga sot dhe për disa ditë në vijim i gjithë vendi do të përfshihet nga reshjet e dendura të shiut. Agjencia Kombëtare e Mbrojtës Civile në lidhje me këtë bëri një njoftim më herët ku tregoi dhe zonat që do preken nga rrebeshet e shiut. Sasia e reshjeve pritet të jetë me intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Shkodrës, në qarkun e Kukësit, Elbasanit dhe Vlorës.

Mbrojtja Civile bën thirrje që bashkitë të mobilizojnë struktura, si dhe institucioneve që kanë në administrim hidrovoret, rezervuarët, infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër që është në funksion të menaxhimit të emergjencave civile.

Vlorë

Në Vlorë është rikthyer përkeqësimi i kushteve të motit. Lundrimi detar është pezulluar, pasi Kapiteneria e Portit ka konfirmuar se forca e detit jashtë gjirit të Vlorës arrin deri në 6-7 ballë, ndërsa brenda gjirit deri në 6 ballë, me shpejtësi ere nga 15 deri në 20 m/s dhe lartësi dallgësh nga 1.50 deri në 2.00 metra. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, Kapiteneria e Portit ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe për rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Durrës

I gjithë gjiri i Durrësit është përfshirë nga reshjet e shiut, ndërsa kushtet atmosferike në det të hapur kanë ndikuar në pezullimin e lundrimit për mjetet e tonazhit të vogël, përfshirë dhe peshkarexhat të cilat mëngjesin e sotëm janë kthyer në port. Kapiteneria e portit të Durrësit bën me dije se forca e detit është 5-6 ballë, ndërsa era fryn nga juglindja. Pasdite era parashikohet të ndryshojë drejtim e të fryjë nga veriu duke sjellë dhe rënie të temperaturave. Ndërkaq tragetet që lidhin portin italian të Barit kanë lundruar pa probleme drejt Durrësit, duke mbërritur rreth orës 07:00. Sipas parashikimeve moti në det të hapur pritet të normalizohet të dielën, duke kthyer normalitetin në veprimtarinë e flotës së peshkimit në fillim të javës së re.

900 0 1713282088xwhatsapp image 2024 04 16 at 171713 600x450 973
800 0 f657e979 2479 4bf5 8cbc 91d916644ea5

moti i keq rreshje shi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.