Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me erë të fortë, kanë bërë që dy turistë nga Ukraina të mbeten të bllokuar në kodrat e Zvërnecit.
Rreth orës 13:00 të ditës së sotme, për shkak të motit të keq, një pemë ka rënë duke bllokuar rrugën rurale të zonës, ndërsa reshjet kanë dëmtuar edhe segmentin për këmbësor.
Shërbimi zjarrfikës u erdhi në ndihmë turistëve dhe makinave të tjera që ishin aty.
