Trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk do të niset për shkak të dallgëve dhe motit të përkeqësuar.
Stuhitë dhe erërat e forta kanë sjellë dhe anulimin e nisjes mëngjesin e sotëm. Njoftimi bën të ditur se trageti do të zbarkojë dhe do të ankorohet në Radë. Ndërkaq, thuhet se trageti do të niset drejt Brindisit në varësi të kushteve të motit.
Ndërsa në portin e Durrësit situata paraqitet më normale, pasi tragetet dhe anijet e tonazhit të rëndë mund të lundrojnë. Por jo peshkarexhat.