Prej një ore reshjet e dendura të shiut kanë sjellë dhe përmbytje në disa lagje të Vlorës të cilat mbeten problematike sa herë bie shi.
Lagjia 28 nëntori në këto çaste është nën ujë, gjithashtu reshjet vijojnë të jenë me intensitet të lartë, duke bërë që Vlora të rrezikohet nga përmbytjet.
Ndërkohë dhe në plazhet e Orikumit stuhia ka bërë dëme të konsiderueshme. Era e fortë dhe reshjet pritet të vijojnë edhe në ditët e ardhsme.