Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Moti i kthjellët me vranësira kalimtare, ja sa do jenë temperaturat

08:30 / March 21, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
moti 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave të ulëta; moti do të jetë i kthjellët, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare do të mbizotërohen zonat malore; Parashikohet që orët e pasdites; të sjellin kalime vranësirash te lehta nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore; megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Vlorë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

Kosovë

Do të vijojë; territori i Kosovës; nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta; gjatë paradites, por orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin vranësira disi më të shpeshta në të gjithë territorin e Kosovës ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore; megjithatë nuk do të ketë reshje.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin ngrica në akset rrugore, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2°C vlera më e ulët në Podujevë deri në 11°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet sërish në Prizren.

Era do të fryjë e lehtë paradite, por deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Gjatë orëve të paradites; Republika e MV do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-hershme ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten; në zonat veriore dhe veriperëndimore.

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja; ti bëjnë prezente vranësirat në të gjithë territori e MV, por mundësia për reshje është thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2°C vlera minimale në qytetin e Kumanovës deri në 13°C vlera maksimale e cila do të shënohet në Shkup dhe Manastir. Ndërkohë; era do të paraqitet e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Europa

Si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme Ciklonare në veri-verilindje të kontinentit Europian; do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; Europën Veriore, rajonin e Baltikut si edhe vendet Lindore duke sjellë; reshje të dendura dëbore dhe ngrica. Po ashtu; me vranësira; rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të ketë sërish në ishujt Britanikë dhe gadishullin Iberik, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të paraqitet nën ndikimin e masave ajrore me origjinë kontinentale duke kushtëzuar; mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare.

europe kthjellime Moti temperatura vranesira
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.