Këtë të dielë vendi do të mbizotërohet nga mot i kthjellët gjatë paradites. Pjesa e dytë e ditës, do të sjellë kalim të vranësirave të cilat në zonat verilindore dhe juglindore herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje të pakta shiu, ku më të theksuara do të jenë në zonat Juglindore të territorit. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes, të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit. Për sa u përket temperaturave të ajrit, do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe gjatë mesditës, duke luhatur vlerat ditore 4°C deri në 23°C vlera më e lartë në rang territori.
Postime te ngjashme
Add A Comment