Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Motorët burim aksidenti, aksioni i policisë rrugore çon në pranga 38 persona

11:49 / June 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia rrugore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia Rrugore ka hartuar një plan masash për respektimin e rregullave edhe nga drejtuesit e motomjeteve, të cilët janë bërë shqetësim si burim aksidenti në shumë raste.

Sipas burimeve zyrtre, 38 drejtues janë vënë në pranga, janë vendosur 1051 gjoba dhe janë bllokuar 62 motorë.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/3036050679811976/?tn=%2Cd%2CP-R&eid=ARCNSEdiH4U7WuF3eXsLauKhRUObYX4nP79lOh7QlGe_aPBx-U8lai2UskYNKB__1AVIi0Hj_TtX3HKD

NJOFTIMI I PLOTE

Drejtoria e Policisë Rrugore

Plan-operacion “Tispol – Motomjete 2020”, për respektimin e legjislacionit rrugor nga drejtuesit e automjeteve.

Gjatë dy ditëve të operacionit 38 drejtues në pranga, 1051 masa administrative dhe 62 motomjete të bllokuara.

Drejtoria e Policisë Rrugore, në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, nisur nga fakti që kohët e fundit në aksidente rrugore janë përfshirë motomjete, hartoi planin-operacional “Tispol – Motomjete 2020”.

Në zbatim të këtij plani, Policia Rrugore, në të gjithë vendin, për dy ditë me radhë, organizoi kontrolle të përqendruara në rrugët urbane dhe interurbane, si dhe në rrugët rurale, për motomjetet dhe mjetet në përgjithësi, për pajisjen me dokumentacionin përkatës.

Si rezultat, në të gjithë vendin gjatë dy ditëve u proceduan penalisht 79 drejtues motomjetesh, nga këta janë arrestuar në kushtet e flagrancës 38 prej tyre, konkretisht 33 për drejtim motomjeti pa leje drejtimi dhe 5 për drejtim motomjeti në gjendje të dehur.

Janë vendosur 201 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse, si dhe janë vendosur dhe 850 masa për mangësi në dokumentacionin e motomjeteve.

Policia Rrugore do vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së Kodit Rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.

aksidenti motoret Policia Rrugore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.