Një aksident me pasojë plagosjen e një vajze është shënuar pasditen e kësaj të enjteje në Finiq të Sarandës.
Ajo ndodhej në motorin që drejtohej nga M. Z., 29 vjeç, i cili u përplas me një autobus.
Nga përplasja e fortë, mbeti e lënduar 25-vjeçarja me iniciale A.D. Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.