Motra e Bes Kallakut, Ana, e cila është moderatore në “Scan Tv” ka ndarë me të gjithë ndjekësit në “Instagram” një lajm të ëmbël. Ana Kallaku ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së dytë. Ajo ka dhe një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Amla.
“Veç lutje për ty që së shpejti të të kem në krahë”, shkruan moderatorja krah fotos, ku shfaqet mjaft këndshëm me barkun e rrumbullakosur./newsbomb /