Jose Mourinho ka refuzuar mundësinë për të marrë drejtimin e Juventusit për shkak të së kaluarës së tij me Interin.
Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Cristiano Ronaldo i kishte propozuar bordit të Juves ta emërojë Mourinhon zëvendësues të Massimiliano Allegrit.
Dyshja portugeze punoi së bashku në Real Madridi nga viti 2010 deri më 2013, dhe Ronaldo e kishte shprehur besimin e tij para drejtuesve të kampionit italian se ardhja e Mourinhos do t’iu ndihmonte bardhezinjve ta fitojnë Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, gazeta spanjolle shkruan se Mourinho nuk është i gatshëm t’i prishë raportet me Interin.
Sot janë bërë saktësisht nëntë vjet nga dita kur Mourinho i udhëhoqi zikaltrit drejt triumfit në Ligën e Kampionëve me çka edhe e kompletoi tripletën historike.