104 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Nga 358 testime të kryera gjithsej, janë konfirmuar me koronavirus 41 persona në Tiranë, 14 në Lushnje, 8 në Berat, 6 në Gjirokastër, 5 në Vlorë, nga 4 qytetarë në Durrës, Korçë, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Kavajë, Divjakë, Mallakastër, nga 2 qytetarë në Vorë, Delvinë, Pogradec, Kolonjë, nga 1 qytetar në Skrapar, Gramsh.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 3.583 qytetarë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 25 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
