29 qytetarë kanë dalë pozitive me Covid gjatë 24 orëve të fundit nga kryerja e 499 testimeve.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë.
“Janë kryer 499 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 29 qytetarë, në Bashkitë: 12 në Tiranë, 4 në Vlorë, nga 3 qytetarë në Sarandë, Kuçovë, nga 2 qytetarë në Dibër, Divjakë, nga 1 qytetarë në Fier, Tepelenë, Dimal.”
Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,104 që nga fillimi i epidemisë.
Ndërkohë, regjistrohen 207 qytetarë aktivë me Covid në të gjithë vendin.