Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Muaji i shenjtë i Ramazanit, besimtarët myslimanët në të gjithë botën do të nisin agjërimin

22:56 / March 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ramazan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth një e katërta e popullsisë së botës do të nisin një ditë ndryshe më 23 mars, pasi lindja e diellit do ti gjejë duke agjëruar. Besimtarët myslimanë do të nisin muajin e Ramazanit,simbolin e sakrificës, muaji më i shenjtë i kalendarit islamik. Për një muaj, çdo ditë ata nuk do të konsumojnë ushqime ose pije, duke nisur që nga lindja e diellit e deri në perëndimin e tij.

Libri i shenjtë Kurani, e përcakton agjërimin  një nga pesë shtyllat kryesore islame, simbol i sakrificës. Tradita ka nisur që në shekullin e nëntë dhe përkujton muajin kur profeti Muhamed ishte mbyllur në një shpellë, në veri të Mekës, për ripërtëritje shpirtërore.

Njerëzit në mbarë botën nisin ritin, i cili vijon për 30 ditë me radhë. Në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit vjen Fitër Bajrami, festë simbolike e fesë islame.

Pjesa më e madhen e qytetarëve që agjërojnë ndodhen në Egjipt, Arabinë Saudite, Liban, Jordani, Kuvajt, Katar, Algjeri, Tunizi, Jemen, Siri, Irak, Iran, Turqi, Kosovë, Shqipëri e shumë shtete të tjera.

Ata e mirëpresin muajin e ramazanit në mënyra të ndryshme, ku palestinezët blejnë dekorime për Ramazan, Bosnja hedh fishekzjarre, Pakistan nis shitjen në masë të hurmave arabe, pakistanezët përgatitin tregjet, e shumë të tjerë vizitojnë xhamitë e vendet e shenjta.

Ndryshe nga vendet e tjera, nisja e muajit të shenjtë të Ramazanit  do ta gjejë një pjesë të popullit turk në çadra.

Tërmeti shkatërrimtar i cili shkaktoi shifra shumë të larta viktimash, la miliona persona në Turqi në mjerim. Ata humbën të afërmit dhe shtëpitë, pak javë para muajit të shenjtë. Krahasuar me vitin e kaluar syfyret dhe iftaret e tyre do të jenë në çadra, shumë pranë vendit ku dikur jetonin të lumtur.

agjerimi myslimanet ramazani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.