Muhamet Rrumbullaku përflitet si drejtori i ri i Policisë së Përgjithshme.
Ai është parë sot në ambientet e Kryeministrisë.
Ndërkohë që pritet edhe një reagim zyrtar nga ana e Ministrisë së Brendshme apo të qeverisë me emërimin e ri.
Muhamet Rumbullaku pason në këtë detyrë Gledis Nanon, largimin e të cilit ende nuk është konfirmuar nga institucionet shtetërore.
Rrumbullaku deri më tani mbante postin e drejtorit të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.