Pas shkarkimit të Gledis Nanos nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi pritet të zhvillojë sot në orën 16:00 një mbledhje me drejtorët e Policisë në qarqe dhe drejtorët e departamenteve.
Më këtë takim pritet të prezantohet emri i ri i kryepolicit. Muhamet Rrumbullaku pritet të emërohet në krye të uniformave blu. Rrumbullaku është diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë, në Fakuletin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010. Rrumullaku ka ndjekur disa trajnime, çertifikuar në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Hungari.
Nga viti 2019 deri më 2022, ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Prej 24 marsit të këtij viti, ai mbante postin e Drejtorit të Mbikëqyrjes Policore, të cilin e dorëzoi disa ditë më parë dhe aktualisht në krye është Ardi Veliu.