Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Mund të jetë mutacion’/ Fico flet për dy rastet në Shkodër: Nuk janë riinfektime

16:31 / February 8, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fico albana 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico ka folur ditën e sotme për ‘Reporttv’ për dy rastet e raportuara ditën e sotme në Shkodër. Sipas saj dy rastet nuk janë riinfektim mirëpo mutacion. Për ato raste, Fico tha se duhen pritur analizat përfundimtare.

“Të gjitha rastet, ne i kemi dërguar për vlerësimin e sekuencimit. Të infektohesh nga e njëjta shtam, është riinfektim. Nuk mund ta përjashtojmë sekuencimin e këtyre rasteve. Me shumë mundësi ka që të jetë një mutacion i virusit dhe jo e njëjta. Duhet të presim analiza. Përsa i përket mutacioneve, ne vijojmë të dërgojmë mostra. Sekuencimi merr një kohë të caktuar. Ne bëjmë atë që quhet, prediagnozë. Duhet të jemi të kujdesshëm kur themi riinfektim. Virusi ka më shumë ‘fytyra’ se sa mendojmë. Për sa kohë që nuk kemi një përgjigje të sekuencimit të tyre, është e kotë të merremi me riinfektimit. Nga studimet botërore, riinfektimet numërohen në një nivel shumë të ulët” – tha Fico.

Fico tha se rastet e shtuara me Covid kaë ardhur për shkak të rënies së vigjilencës dhe faktin se të rinjtë ende nuk e kanë marrë seriozisht se janë të rrezikuar.

“Në fillim të pandemisë në mënyrë të përsëritur, mesazhi ishte për moshat e treta. Ajo që kemi parë dhe kemi thënë, ka një ndryshim në prekjen e moshave më të reja. Ne kemi vënë re prekje në mosha që disa muaj më parë nuk kishin përqindje pozitiviteti siç e kanë sot. Fakti që ka një rënie të vigjilencës së qytetarëve, të gjitha çojnë në rritje të numrave. Ulja e temperaturave, qëndrimi në ambiente të brendshme. Nuk duhet të merret si diçka që na ka çuar në fundin e kësaj pandemie. Të gjitha ato që nuk i kemi bërë mirë, rregullat që nuk kemi zbatuar. Gjërat që ne presim të ndodhin, nuk mund të jenë shkak që ne të shkojmë në shifra të larta dhe në rregulla të reja kufizuese. Është e pamundur që të ketë vetëm një element, për vaksinimin që të mbajë nën kontroll situatën. Më vjen keq kur shoh të rinjtë që nuk e përtypin faktin se virusi nuk kursen moshat e reja. Ne kemi një rritje të infektimin në mosha të reja në një interval prej 70%” – tha Fico.

Ndër të tjera ajo shtoi se gjëja më e lehtë është mbyllja mirëpo nuk është ajo çështja.

“Nuk është çështje mbyllje, është gjëja më e lehtë. Mbylljet e herëpashershme mund të kenë ulur përkohësisht numrat, nuk ka qenë një zgjidhje përfundimtare. Plani ynë është vendosje masash të pranuar nga të gjithë. Ajo që ne duhet të bëjmë, është të përgjigjemi ndaj kësaj situate me seriozitet, si autoritetet shëndetësore, ashtu dhe qytetarët. Kur kjo të mbarojë, askush nuk do pyesë sa vetë u infektuan por sa persona humbën jetën” – tha Fico.

albana fico tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.