Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Mund t’i kombinoni vaksinat Astra Zeneca dhe Pfizer”, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë del me njoftim: Nuk janë të vërteta deklaratat që…

23:35 / August 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pfizer astra zeneka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka dalë me një njoftim ku u bën me dije qytetarëve se është e mundur që nëse dëshirojnë të kombinojnë dozat e Astra Zeneca-s dhe Pfizer BioNTech.

Në deklaratën për media thuhet se rekomandimi vjen nga Komiteti i Vaksninimit.

“Ministria e Shëndetësisë i informon sërish qytetarët e vendit se ata që vaksinohen kundër COVID-19 kanë të drejtë të zgjedhin llojin e vaksinës të cilën do ta marrin prej dy llojeve të vaksinave të cilat përdoren në Kosovë si Astra Zeneca dhe Pfizer BioNTech. Gjithashtu, që kur ka filluar vaksinimi i qytetarëve në masë kundër COVID-19 (qershor 2021), qytetarëve u është lejuar, me rekomandim të Komitetit të vaksinimit edhe kombinimi i vaksinave, që do të thotë se dozën e parë mund ta marrin të vaksinës Astra Zeneca dhe të dytën Pfizer dhe anasjelltas“, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Më herët, një mjeku infeksionist Ilir Tolaj deklaroi se kombinimi i vaksinave është më efikas për të krijuar imunitet ndaj virusit dhe varianteve të tij, ndërsa sipas tij kombinimi i tyre nuk lejohet në Kosovë.

MSH-ja e ka përgënjeshtruar duke thënë se “deklaratat e kujtdo qoftë se në Kosovë nuk lejohet kombinimi i vaksinave janë të pavërteta”.

E enjtja e 12 gushtit ka regjistruar ditën me numrin më të lartë të dozave të vaksinave anti-Covid në Kosovë. Vetëm sot kryer mbi 19 mijë doza vaksinime për qytetarët.

Po sot qeveria e Kosovës ka vendosur masa të reja anti-Covid që hyjnë në fuqi duke filluar nga 20 gushti. Qytetarët duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar apo se kanë një test PCR-je negativ në 72 orët e fundit, për të hyrë në bare, apo klube nate.

kombinoni Kosove vaksinat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.