Detaje të reja dalin nga mbledhja e kreut të maxhorancës Edi Rama me kandidatët për kryetar bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit.
Mësohëet se Rama u ka kërkuar kandidatëve të ruajnë qetësinë dhe të mos provokohen nga askush.
Lexo edhe- Paralajmërimi i rëndë i Ramës: Kush bllokon zgjedhjet i ndalohet përjetësisht hyrja në SHBA e BE
‘Ruani qetësinë mos u provokoni, mund t’iu dalin protestues nëpër rrugë dhe në sheshe. Pjesëmarrja nuk është objektivi ynë. Mos u intimidoni nga eksponentët e opozitës’, i ka thënë kryeministri Rama kandidatëve.
Më herët në mbledhjen që u zhvillua në prani të kamerave, Rama theksoi se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 Qershor dhe fushata do të jetë më intensive se kurrë më parë.
Lexo edhe- Rama me kandidatët: Saliu do të djegë Shqipërinë. Zgjedhjet më 30 qershor