Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Muri me Meksikën/ Donald Trump vijon të mbajë mbyllur qeverinë

14:22 / January 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
TRUMP
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Donald Trump ka shprehur gatishmërinë që ta mbajë mbyllur qeverinë për muaj të tërë, madje edhe për vite. Përmes një postimi në Twitter, ai konfirmoi vendimin e tij për ngritjen e një muri përgjatë kufirit me Meksikën dhe u bëri thirrje demokratëve që të miratojnë fonde për këtë qëllim.

Ngritja e një muri përgjatë kufirit me Meksikën vazhdon të jetë fokusi i përplasjes që ka mbyllur pjesë të tëra të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Ngërçi ka hyrë tashmë në javën e tretë.

Pasi u takua me ligjvënësit në Shtëpinë e Bardhë për të dytën herë gjatë kësaj jave, Presidenti Trump tha se ai mundet ta ndërtojë murin edhe pa miratimin e Kongresit.

“Mund të shpallim gjendjen e emergjencës kombëtare dhe ta ndërtojmë me shpejtësi. Kjo është mënyra tjetër si mund të bëhet, por do përpiqemi ta realizojmë njëherë përmes negociatave”, deklaroi Presidenti Trump.

Presidenti kërkon rreth 5 miliardë dollarë për të ndërtuar murin kufitar dhe refuzoi ofertën e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, për të rihapur qeverinë nëpërmjet një financimi të përkohshëm 30-ditor të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, duke i dhënë kështu më shumë hapësirë negociatave.

“Nuk mundemi ta zgjidhim pa rihapur njëherë qeverinë dhe ja bëmë të qartë këtë Presidentit”, tha zonja Pelosi.

mbyllur me meksiken muri Qeveria trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.