Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Muriqi tregon periudhën e vështirë në Itali: Te Lacio u ndjeva si m***

20:46 / November 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
muriqi sarri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vedat Muriqi është kthyer përsëri të tregojë një formë të shkëlqyer në futbollin spanjoll, teksa po shënon me rregullsi të admirueshme ndaj skuadrave më të forta të La Liga duke u bërë pikë referimi për Majorkën. Shifrat e tij flasin për 8 gola dhe një asist në këto javë, duke u bërë një nga emrat më të spikatur të La Liga, një ndryshim i plotë me një vit më parë kur ishte te Lacio dhe nuk gjente hapësira.

Duke folur për “Relevo” ai ka treguar se sa e vështirë ishte për të ajo periudhë në Itali, ku kishte vënë në dyshim edhe aftësitë e tij, duke menduar se futbolli kishte marrë fund për të.

“Kishte periudha kur unë vura në dyshim aftësitë e mia. Ishin dy muaj ku unë po bëja shumë mirë dhe mendova se mund të isha përsëri futbollisti që isha shfaqur te Fenerbahçe. Por pastaj u ndjeva si m***, mendova se futbolli kishte mbaruar për mua. Unë kisha shënuar 20 gola te Fenerbahçe dhe tani kishte mbaruar gjithçka. Fillova të mendoja se ajo që më kishte ndodhur ishte thjesht fat. Zoti e kishte dashur kështu dhe tani kishte mbaruar. Isha shumë keq në mendjen time. Mamaja dhe gruaja ime më ndihmuan shumë. Pas janarit unë vendosa të shkoja te Majorka dhe kjo më ndryshoi jetën”, ishte tregimi i “Piratit” për periudhën e vështirë që kaloi në Itali.

Muriqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.