Deputeti Myslim Murrizi, që është një nga 28 deputetët që ka propozuar nismën për ndryshimin e Kushtetës ka reaguar pas mbledhjes në Këshillit Politik. Në një postim në mediat sociale, Murrizi shkruan se fton Gjiknurin që ta pranojnë propozimin e PD për lista 100 për qind të hapura.
Më tej deputeti i opozitës shton se vetëm në këtë mënyrë “do kemi mundësi për të qenë të barabartë para qytetarëve” dhe sdo shihet sa i vlen lëkura gjithëkujt.
“Listat e hapura që u hapin rrugën demokracisë të marrë peng nga tre kryetar dhe disa enukë po tani si mund të vijnë në parlament themeluesit e 5 qershorit???? Vota e qytetarëve ka vlerë më shumë se çdo mender Këshill Politik teknik dhe hibrit. Më vjen keq për disa spurdhjakë partish që paguajnë nga tri shishe birrë për t’u propozuar nga baza. Ftoj Gjiknurin të pranoj “propozimin e Bardhit dhe Bylykbashit” për 100 % listat e hapura vetëm kështu do të kemi mundësi për të qenë të barabartë para qytetarëve, pastaj sejcili të shikoj sa i vlen lëkura. Për ju “baballarë” të kombit është e vetmja mundësi që të na “poshtëroni” me emrin e madh që keni. Ju ftoj të garojmë para shqiptarëve. Kush belbëzon se ka hallin tonë, në fakt ka hallin e tij”, shprehet Murrizi