Myslim Murrizi thotë se sa kohë Enkelejd Alibeaj do të vazhdojë të figurojë si kryetar i grupit parlamentar të PD në Kuvend, ndërkombëtarët do të vazhdojnë ta takojnë atë si përfaqësues të PD.
Në emisionin “Drejt” ai komentoi edhe maninë e politikanëve shqiptarë për foto me ndërkombëtarët.
Murrizi: Ka filluar një garë në Shqipëri prej disa vitesh për foto. Kush ka bërë foto rrezikon të hajë burgun. Ata e kanë lobim, me numër llogarie, paguajnë dhe taksat dhe i fusin lekët. Këta shejtanë që nuk kanë të ardhura ligjore nga qenia biznesmenë etj të gjithë do dalin një ditë sipas fotos dhe rrezikojnë burgun. Ndaj nuk shkon Basha, e ka ftuar ai katër herë. Është si të më ftojnë mua refugjatët e Londrës, miqtë e mi, kur të bjerë rruga për në Londër e ke një darkë nga unë. Kur të bjerë rruga por jo hajde se po të thërras. Kështu i kanë thënë Bashës. Por të ndalon sherifi në aeroport, ku janë lekët e rusit? Sot pashë disa që kanë nxituar për foto. Kam qenë në DASH me Rudinën. Kam bërë një foto me David Kostelancik. U bë i madh këtu, erdhi dhe nuk takoi Metën. Na ka pritur një orë e gjysmë. Kur erdhi për foto unë ndalova. Pse nuk vjen? I thashë pak lekë kam me vete, do blej iPhone për kalamajtë nuk jap lekë për foto. Kam një foto duke qeshur ai në mes meje dhe zonjës Hajdari. E kuptoi se sa ishte dënuar Bilali. Ky tjetri nuk shkon dot ta takojë. Kanë paguar dhe paguajnë lekë për të dalë në foto. Pse e takojnë Alibeajn? Ia kam thënë dhe Berishës, sakohë ai është kryetar i grupi parlamentar që 23 deputetë nga 44 që ka grupi… edhe kur ishte Hajdari takonin atë. Kur iki ajo më takonin mua dhe Stojkun. Gjitha takimet janë bërë në zyrë të Kuvendit. Pse nuk e takojnë në parti?