Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kërkuar përgjigje mbi pikën shtatë të propozimit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Në këtë pikë flitet për formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe e po ashtu për sigurimin e “një niveli të përshtatshëm të vetëqeverisjes”.
Ai i ka kërkuar presidentes Vjosa Osmani që të tregojë nëse ky nen është në përputhje me Kushtetutën.