Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Muzeu i veprave në Norvegji kërkon pikturat e kryeministrit shqiptar

20:39 / July 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Muzeu i Punimeve me Kobalt, në Norvegji, ka kërkuar të ketë vepra të kryeministrit Edi Rama, për një ekspozitë që do të organizojë në 2020.Arti i tij do të vendoset përkrah veprave të tjera të pikturuara nga drejtues shteti, si Uinston Çërçill dhe presidenti amerikan, Duajt Ajzenhauer.

Muzeu i Veprave me Kobalt ndodhet në një zonë historike të Oslos. Mesatarisht pret rreth 170 mijë vizitorë në sezon. Në 50 vite përvojë me kurime dhe organizime të ekspozitave të rëndësishme, aty janë shfaqur veprat e mjeshtërave më të mëdhenj nordikë të pikturës, si Edvard Munsh, Vilhelm Hamershoi, Helenë Shjerfbek. Në vitin 2018 u vlerësua me çmimin “Muzeu i Vitit”.

Ekspozita e fundit e Kryeministrit ka qenë në Berlin, në janar të këtij viti.

Artistë, gazetarë, kritikë arti apo miq I kanë përcaktuar hapësirat e ekspozimit të tij njëlloj sikur të hysh në kokën e artistit. Pak a shumë në shqetësimin e tij krijues. Me tapete murale të mbushur plot me vizatimet e tij shumë ngjyrëshe përgjatë rutinës ditore.

Vizatime mbi letra të llojllojshme, si një mënyrë për të prodhuar art duke e shndërruar hapësirën e punës në muzeun e tij. Skulptura qeramike në forma abstrakte, me dritë dhe detaje të shumta ngjyrash në to, si një përkthim tridimensional I vizatimeve të tij. Duke I dhënë nëpërmjet këtyre elementëve autenticitetin dhe stilin e tij unik. Ekspozitat e tij vetjake janë pasqyruar në mediat e huaja me artikuj dashamirës.

Shpesh mediat e kanë kthyer kokën nga e shkuara, Edi Rama, kryebashkiak, ku me ngjyrosjen e godinave komuniste, qyteti dukej më I ri. Vetë ai është shprehur që ky më shumë ka qenë një akt politik, se sa artistik. Njëlloj terapie përmes të bukurës. Ndërsa po ashtu ka thënë se politika me çmendurinë e saj mund ta bëjë artin edhe më të mirë. Megjithëse ato janë botë të ndryshme ai ka ditur të bashkojë mes tyre.

Edi Rama ka çelur ekspozita në galeritë më prestigjoze në shumë shtete të botës, si dhe në Bienalen e Venecias. / TCH

Muzeu norvegji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.