E ftuar në “Alert”, Bora Muzhaqi, ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët tha se lajmi i mirë është se 35 prej kandidaturave janë nga “Deputeti që duam”, pra 1/5 të kandidatëve janë nga kjo platformë.
Muzhaqi: Lajmi i mirë është se 35 prej kandidaturave janë nga deputeti që duam, pra 1/5 të kandidatëve janë nga kjo platformë dhe vijnë për herë të parë në PS. Ky është një rezultat shumë pozitiv për angazhimin e figurave të reja.
Kemi pasur deri dikur 700 aplikimeve dhe nga këto i kemi dhënë rreth 250 personave që të vijojnë me procesin. Dhe nga këta 250 do të jenë pjesë e rëndësishme e fushatës tonë duke u angazhuar në mënyra të ndryshme. Ata 35 që janë në listë, 7 prej tyre janë në listë të sigurt.