Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, së bashku me Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Prof. Dr. Dorina Hoxha, zhvilluan një takim informues me studentët për Thirrjen X të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.
Në këtë takim u theksua rëndësia e përfshirjes së të rinjve në institucione publike përmes praktikave që u ofrojnë përvojë konkrete dhe ndihmojnë në ndërtimin e një rruge profesionale.
“Së bashku me Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë në UT, Prof. Dr. Dorina Hoxha, zhvilluam një takim informues me studentët për t’i njohur me mundësitë e reja të Thirrjes X të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, me qëllim përfitimin e një eksperience të rëndësishme për të hedhur hapat drejt karrierës në institucionet publike.
Të rinjtë theksuan pjesën e preferuar të këtij programi, që është i hapur për të gjithë studentët, jo vetëm për ekselentët”, ka shkruar Muzhaqi në Facebook.
