Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Muzika tërheq, por zhurma largon, si ta gjejmë volumin e duhur në plazhe

20:20 / August 22, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1752866138 aa2121
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Edona Bilali

Prej vitesh, në pedonale, qendër por edhe përgjatë vijës bregdetare të Velipojës po ndodh e njëjta garë: çdo lokal e ngre më lart volumin e muzikës që të “dallohet”. Rezultati? Në të njëjtin çast dëgjohen 3–4 këngë, zëra që përplasen mes tyre dhe një eksperiencë akustike e lodhshme si për vizitorët ashtu edhe për banorët. Sipas rregullit në fuqi muzika fiket në orën 00:00 dhe kohët që disa i fiknin e disa jo kanë ikur e ligji zbatohet plotësisht duke eleminuar ndjesinë e pabarazisë mes operatorëve të biznesit. Por deri në mesnatë, mbetet sfida e volumit të tepërt.

Për këtë temë kam folur publikisht prej vitesh, dhe pavarësisht përmirësimit gradual, jemi ende larg modeleve të suksesshme në këtë drejtim. Cili është efekti i prodhuar nga ky fenomen?

1. Dëmtimi i dëgjimit për personat që ekspozohen gjatë ndaj niveleve ≥85 dBA; sa më i lartë volumi, aq më shpejt vjen dëmi. (Ky është prag i përcaktuar nga NIOSH/CDC dhe i konfirmuar edhe nga NIDCD. (CDC+1nidcd.nih.gov)

2. Efekte psikologjike e fiziologjike: zhurma e lartë rrit stresin, çrregullon gjumin, ul cilësinë e jetës dhe lidhet me pasoja afatgjata shëndetësore. (Udhëzimet e OBSH për Zhurmën Mjedisore në Evropë evidentojnë shqetësim/ankth, prishje gjumi dhe ndikime shëndetësore edhe në nivele më të ulëta se sa mendohej dikur; EEA nënvizon barrë të madhe shëndetësore nga zhurma në Evropë. IRISËorld Health OrganizationPMCThe GuardianEuropean Environment Agency ). Në fjalë më të thjeshta studimet tregojnë që muzika më e qetë e volumi i ulët i bën njerëzit me më pak stres e ankth.

Këtë shqetësim të qytetarëve dhe pushuesve këtë sezon e kam marrë më shumë se asnjë vit më parë. Edhe për habinë time sipërmarrësit përgjigjen njëlloj: “e duan klientët” ose ”tërheq klientët”.

A e kërkojnë realisht klientët?

Shumë sipërmarrës po bien pre e mendësisë “volumi i lartë = atmosferë”. Në fakt, një pjesë e mirë e klientëve pëlqejnë tingull të pastër dhe të balancuar, jo domosdoshmërisht më të fortin në shëtitore. Meqë këtë teori nuk e ka testuar ende askush, vetë operatorët por edhe agjencitë e lidhura me zbatimin e këtij vendimi, mund ta zgjidhin thjeshtë: mbledhje sistematike feedback-u qoftë me pyetësor të shkurtër në dalje, qoftë me pyetësorët në rrjete sociale dhe testime në orare të ndryshme.

Nga bisedat me kolegë situata rezulton e ngjashme edhe në jug të vendit, madje në vende specifike fenomeni është akoma më prezent. Kjo problematikë kërkon diskutim mes operatorëve, organeve ligjzbatuese dhe atyre politikëbërëse, që sezoni tjetër t’na gjejë me një identitet të krijuar edhe në këtë drejtim.

Në përfundim një mesazh për sipërmarrësit: Atmosfera nuk matet me decibel, por me kënaqësinë e klientit. Mateni volumin, mblidhni feedback-un, koordinoni me fqinjët. Për t’u zhvendosur në zinxhirin e vlerës kjo mendësi e re është e domosdoshme.

Edona Bilali muzika plazhe terheq zhurma
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.