Në një deklaratë për mediat, rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, pasi presidenti i vendit Ilir Meta nuk dekretoi shkarkimin e tij nga detyra. Koni shprehet se Meta duke mos nënshkruar shkarkimin e tij ka mbrojtur autonominë universitare.
“Presidenti i Republikës Ilir Meta, duke mos firmosur shkarkimin tim, mbrojti autonominë universitare. Mua më mbështesin shumica e kolegëve. Kam kontribuar dhe do të kontribuoj për arsimin shqiptar. I kam shërbyer dhe do i shërbej institucionit të Ministrisë së Arsimit”, deklaroi Koni.
Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni u pezullua nga detyra nga ministrja e Arsimit Besa Shahini. Presidenti Meta nuk ka firmosur për shkarkimin e rektorit të universitetit më të rëndësishëm në vend.