Ditë e veçantë për Myrto Uzunin! Sulmuesi i Kombëtares është bërë baba për herë të parë.
Uzuni dhe partnerja e tij, Uarda Hyseni, kanë sjellë në jetë djalin e tyre, duke u bërë prindër për herë të parë.
Lajmin e bukur e ndau vetë lojtari në rrjetet sociale, ku publikoi një foto në rrjetet sociale, nga ardhja në jetë e djalit të tyre.
Një moment i veçantë në jetën e Uzunit, që pritet t’i japë më shumë shtysë për karrierën futbollistike.
Kujtojmë se nga merkato e dimrit, Uzuni është transferuar në kampionatin amerikan të futbollit, ku ka firmosur me skuadrën e Austin.

