Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Na bllokoi për çdo gjë”, Rama nga Shkodra kritika Voltana Ademit: U hasëm me një mur qorr dhe shurdh duke penguar investimet

16:19 / March 18, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama Voltana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama teksa  ka prezantuar kandidatë për deputetë në qarkun e Shkodrës, nuk ka kursyer kritikat për kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademit  duke e cilësuar si një person të paaftë dhe bllokues për çdo investim që ka dashur të bëjë qeveria. Rama shprehet se ndryshe nga qendrat e tjera urbane që njohën zhvillimin, në Shkodër kjo mungoi pasi sipas tij bashkia ishte kryer në një mur bllokues, shurdh dhe qorr që nuk lejonte që investimet të ecnin në këtë zonë. Rama shprehet i keqardhur që kjo gjë nuk ka ndodhur në Shkodër, por shton se kjo jo për faj të tij, por për shkak të pushtetit vendor dhe personit që e drejton atë duke iu referuar Voltana Ademit.

“Këtu jemi përplasur me murin qorr dhe shurdh të qeverisë vendore të Shkodrës. Kemi reflektuar seriozisht mbi nevojën dhe ambicien të shkodranëve dhe u kemi paraqitur një zgjedhje që është më e  mira që kanë pasur ndonjëherë me figura të reja që vijnë nga ky komunitete dhe me figura me eksperiencë që kanë dhënë kontribute të çmuara në komunitetet e tyre qoftë në Malësinë e Madhe, në Pukë apo në bashkinë e Vaut të Dejës. Sot të gjithë ata që prej shumë vitesh ishin nën thundrën e një pushteti vendosur të korruptuar dhe krejtësisht pa lidhje me aspiratat e tyre, po e shohin vetë atë që po ndryshon hap pas hapi. Asgjë nuk është perfekt, por rruga e ndryshimit është hapur edhe aty. Jam i keqardhur sepse ka një të vërtetë të pamohueshme në shprehjen  pakënaqësinë së njerëzve nga bashkia Shkodrës në raport me mua dhe qeverisë sot si pasojë e një kontrasti që bëhet gjithnjë e më e thellë mes Shkodrës dhe Vlorës apo Korçës dhe shumë qendrave të tjera urbane. Jam i keqardhur që s’kemi bërë më shumë, por jo se nuk kemi dashur. Kemi dashur dhe kjo numërohet lehtësisht në  punët qe kemi bërë përtej murit dhe bllokimit që ka bërë bashkia e Shkodrës dhe personit absurd që e drejton atë”, tha Rama.

Rama foli edhe për stadiumin e Shkodrës duke theksuar se është skandalizuar nga gjendja e saj. Rama tha se qeveria kërkoi që stadiumi të menaxhohet nga FSHF por bashkia Shkodër nuk e lejon dhe për faj të saj tashmë stadiumi është kthyer në një gjendje të mjerueshme i mbuluar nga pisllëku.

“U skandalizova nga stadiumi i Shkodrës, krejt pjesa e mureve të jashtme, gardhet e sigurisë, mjedisi pisllëk, e nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Së bashku me FSHF kërkuam që stadiumit që mos menaxhohej nga bashkia duke e ditur paaftësinë dhe paditurën therëse të personit që drejton bashkinë Shkodër, refuzuan dhe sot pamjet falsin vetë”, tha Rama.

Rama Voltana Ademi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.