Andi Bejtja ka rrëfyer në “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit arsyen pse shpërtheu në emisionin “Opinion”, gjest për të cilin tha se sigurisht që nuk ndjehet krenar.
Bejtja tha se nuk po i linin radhë për të folur. “Edhe kur ofendohem nuk nxehem, por vjen momenti kur më duhet të them një fjalë kur vij në studio. Duhet të kemi më shumë respekt për studion e televizionin. Unë e marr me shumë përgjegjësi daljen në ekran dhe prandaj nervozohem kur nuk më lënë fjalën. Kur ndodh në mënyrë të përsëritur dhe me të njëjtët personazhe, të duket sikur e bëjnë kastile. Nuk jam krenar për atë që ndodhi dje”, u shpreh Bejtja.