Kim Kardashian ka vendosur të eksperimentojë me flokun. Prej kohësh e kemi parë me flokë të zinj e të gjatë por këtë herë ajo ka guxuar të ndryshojë ngjyrën, duke i çelur disi.
Kim i qëndron besnike rrënjëve të errëta, ndërsa në formën e nuancave ka kaluar tek ngjyra lajthi, pak më e çelur në pjesën e poshte deri te majat.
Gjatësia e flokut i kalon shpatullat, është prerje e drejtë dhe pa shkallëzim, gjithashtu një model ky që 38-vjeçarja sapo ia prezantoi botës.
Jemi të sigurtë se ky model do të kthehet në trend.