Ndërsa në Partinë e Lirisë po zhvillohet procesi për zgjedhjen e kreut të saj dhe komitetin drejtues të partisë, Ilir Meta iu ka përcjellë një mesazh qytetarëve shqiptarë.
Ai u shpreh se qeveria ka blerë të gjithë pushtetin, por që opozita kontrollon pushtetin e lirisë.
“Mbaj mend shpesh pensionistët dhe të moshuarit që më thoshin, ti flet vetëm për të rinjtë jo për ne. Unë iu thosha kur flas për ta, flas për të gjithë. Shqetësimet e mia kanë rezultuar të vërteta jo vetëm kur flas për shpopullimin. Është rritur numri i qytetarëve që jetojnë të vetmuar. Kjo është një dramë kombëtare. Ne kemi një program të realizueshëm, nuk kemi premtuar që do të bëjmë program si në Danimarkë, por kemi premtuar se do të bëjmë më të mirën. Më të mirat që kanë bërë kroatët për sa u takon zonave dixhitale, investimeve. Sot u them qytetarëve na jepni fuqi që t’u japim llogari. Ju keni fuqi për të kontrolluar çdo pushtet të radhës. Ne do të fitojmë! Qeveria aktuale është e pakicës. Kjo qeveri i ka blerë të gjitha pushtetet, por ne kontrollojmë të gjitha pushtetet e lirisë”, tha Meta.