Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Nafta e Venezuelës po vjen në Evropë me kërkesë të SHBA, pritet ulje drastike e çmimit në BE

22:52 / June 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nafta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të ndihmojnë direkt Evropën për të ulur çmimin e naftës dhe benzinës, duke i hapur rrugën kompanive evropiane të marrin karburant nga Venezuela.

Lajmi bëhet i ditur nga Reuters dhe konfirmon se kompani italiane dhe spanjolle do të tërheqin naftën e Venezuelës për të zbutur valën e rritjes së çmimeve që po vuajnë prej tre muajsh evropianët, përfshirë qytetarët shqiptarë.

SHBA është treguar e zgjuar sepse ka vendosur të lëshojë naftën e Venezuelës për Evropën duke i dhënë koncesion tek borxhi që ky vend i ka SHBA-ve. Kjo do të thotë se Departamenti Amerikan i Thesarit do të marrë naftë në këmbim të miliarda dollarëve borxhe të akumuluara nga Venezuela.

Në këto kushte, ndërsa Evropa nuk ishte në gjendje të zëvendësonte naftën ruse, SHBA po bën që nafta të rrjedhë në Evropë nga Venezuela.

“SHBA ka vendosur të lejojë kompaninë italiane të naftës Eni SpA dhe atë spanjolle Repsol SA, që të transportojnë naftë nga Venezuela në Evropë, duke filluar nga muaji i ardhshëm, për të kompensuar humbjet për shkak të embargos ndaj naftës së papërpunuar ruse”, thuhet në raportin e Reuters.

Ajër që vlen të thuhet në këtë situatë është se nafta në tregun Evropian luhatje në rreth 1.8 euro ose 216 lekë për litër kurse në Shqipëri kushton 248 lekë. Rritja e çmimit në vendet e BE ka qenë deri në 0.5 euro ose 70 lekë, ndërkohë që në Shqipëri rritja ishte më drastike, rreth 100 lekë për litër.

SHBA po lehtëson Maduron?

Ky veprim amerikan vjen dy vjet pasi Uashingtoni vendosi sanksione ndaj vendit të Amerikës Latine. Vlen të theksohet se afrimi SHBA-Venezuelë kishte nisur që në ditët e para të pushtimit rus.

Administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden shpreson se nafta e papërpunuar venezueliane mund të ndihmojë Evropën të ulë varësinë nga Rusia, raporton Reuters.

Ligjvënësit republikanë dhe disa nga kolegët demokratë të Bidenit, të cilët kundërshtojnë çdo zbutje të politikës amerikane ndaj Maduros, e kanë kritikuar qasjen e SHBA ndaj Venezuelës si shumë të njëanshme.

Nafta SHBA venezuele
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.