Do të vazhdojë edhe gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2024 procesi i plotë i shpërndarjes së naftës për fermerët përfitues nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi, në sajë të fondit shtesë prej 1.8 miliardë lekë të alokuar nga qeveria në tetor të këtij viti.
Ndërsa kemi sot 30% më shumë përfitues nga Skema Kombëtare, duke arritur ne 65.000 fermerë të mbështetur me subvencione. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se, “këshilli i ministrave miratoi sot propozimin e MBZHR-së për shtyrjen deri në 6 muaj të afatit për disbursimin e fermerëve me naftën pa taksa për bujqësinë.
”Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë fermerët që janë aktualisht duke marrë disbursimin për naftën si pjesë e Skemës Kombëtare. Kemi kërkuar një shtyrje për një afat përgjatë 6 muajve të parë të vitit 2024, për këtë proces i parashikuar të mbylljen në 31 dhjetor 2023. Me qëllim që disbursimi i naftës të vijoj me ritëm më gradual dhe sipas nevojës së përditshme logjistike”.
Ministrja solli në vëmendje se, falë Aktit normativ që Qeveria mundësoi në muajin nëntor 2023, u shtua buxheti për MBZHR me gati 1.8 miliardë lekë. “Për herë të parë bëmë të mundur që të gjithë fermerët, blegtorët, të cilët kishin aplikuar në skemë dhe ishin fitues, ta merrnin të plotë përfitimin e kësaj mase mbështetëse”, deklaroi Denaj.
Krahasuar me një vit më parë, theksoi Denaj, kemi një rritje me gati 30% të fermerëve përftues të Skemës Kombëtare 2023 dhe një numër total përfituesish në shkallë vendi me 65 mijë fermerë. “Ndryshimi i miratuar sot me vendim të Këshillit të Ministrave është lehtësia, që për naftën e fermerëve, pjesa proceduriale që po ndodh në pikat e karburantit, të ketë një lehtës dhe një zgjatje të procesit për të paktën 6 muaj”, tha Denaj.