Naim Murseli akuzohet si porositës i ekzekutimit të gruas së tij, Liridona Ademaj, ngjarja më e rëndë e viti 2023. Ai është pyetur disa orë nga Prokuroria e Posaçme, ndërkohë avokatja e tij mbrojtëse shprehet se ka një pistë krejtësisht tjetër nga ato që janë bërë me dije deri tani në media.
Sipas gazetarit Vebhar Isufi në një lidhje direkte me emisionin “Breaking”, Naimi ka mohuar të gjitha lajmet që qarkullojnë nëpër media, duke i konsideruar të pavërteta.
Sipas gazetarit, çështja e vrasjes së Liridonës po hetohet nga autoritetet suedeze, amerikane dhe kosovare, ku kanë rikthyer dhe biseda në telefon, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e vrasjes së Liridonës. Sipas këtij të fundit do dalin para gjykatës edhe të dyshuar të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë krim.