Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka deklaroi se negociatat në kampin opozitar janë drejt fundit. Ndoka u shpreh se është dakordësuar me kryedemokratin Lulzim Basha që do të garojë në Shkodër.
“Është një moment negociatash, jemi pothuajse në hapat e fundit për të patur një marrëveshje publike të të gjithë opozitës së bashkuar. Besoj se do të jemi pjesë e listës, kemi rënë dakord në parim që unë të garoj në qarkun e Shkodrës. Edhe PDK do të ketë disa kandidatë të tjerë në listën e opozitës së bashkuar, në Lezhë, Elbasan, Tiranë, Fier, por edhe në qarqe të tjera ku ne po shohim hapësira”, tha Nard Ndoka në Vizion Plus.