Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nata e zezë e 25 Majit 1996, zgjedhjet që përfunduan me dhunë e terror

13:25 / May 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dhuna e 26 majit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Nga Hasan PASHA

Nata e zezë e 25 Majit 1996 nuk harrohet nga shqiptarët. Dhuna e regjimit Berisha arriti kulmin një natë para zgjedhjeve politike. Brezi i ri fatmirësisht nuk i ka përjetuar ato ditë tragjik, ndërkohë ne e kemi për detyrë të kujtojmë masakrën zgjedhore të atij viti.

Dhuna, presioni, burgosja, largimi nga puna nisi që nga korriku 1992 kur socialistët pas humbjes së 22 marsit fituan bindshëm në shkallë kombëtare zgjedhjet lokale dhe 1994 kur hodhën poshtë Kushtetutën që e bënte “mbret” Sali Berishën.

Strukturat shtetërore të kohës, Policia, Shërbimi Informativ Kombëtar, Administrata Shtetërore, forumet e kriminalizuara të Partisë Demokratike, të nxitur dhe ndihmuar nga pushteti bënë kërdinë në zgjedhjet politike të atij viti.

Natën e 25 Majit nisi operacioni ogurzi i burgosjes, dhunimit, kërcënimit të socialistëve në të gjithë vendit. Mati më shumë se çdo rreth tjetër në vend ishte shembull i abuzimit të pushtetit me opozitarët.

Barbaria e shtetit këtu në Mat nuk kurseu askënd. Në mesnatë u arrestuan drejtuesit e Komitetit Drejtues të PS-së, 40 burra nga zona të ndryshme u shoqëruan në qelitë e Komisariatit, komisionerëve të PS-së iu kërkua të mos ishin të dielën e 26 Majit pranë qendrave të votimit, ndryshe do të kishin pasoja të rënda.

Pas “natës së zezë” të 25 Majit 1996 masakra elektorale vijoi një ditë më vonë. Kutitë e votimit u mbushën nga efektivë policie, punonjës të SHIK-ut, ekstremistë të PD-së, etj. U përlanë vulat e qendrave të votimit, u përzunë forcërisht komisionerët e PS-së.

Kanë kaluar 26 vite nga përgjakja e zgjedhjeve politike në vend dhe autori i krimit kërkon të riciklohet, tenton të faktorizohet, manipulon të tijët.

Ne dëshmitarët e asaj kohe jemi krenarë që qëndruam, rezistuam, mbijetuam, u forcuam dhe tani kontribuojmë për të mirën e vendit.

25 maji hasan pasha terror
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.