Rrjeti i ndërtuar nga kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, për të denoncuar korrupsionin, është futur në listën e zezë si një organizatë “e lidhur me terrorizmin”. “Navalny Networks” tani shfaqet në bazën e të dhënave ngjashëm me al-Kaidën, Talibanët dhe Shtetin Islamik.
Këtë të premte, rrjeti politik i kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, është shfaqur si organizatë terroriste krahas ISIS-it dhe al-Kaedës në të dhënat e agjencisë shtetërore ruse.
Organizata e Navalnjit për të denoncuar korrupsionin është futur në listën e zezë si një organizatë “e lidhur me terrorizmin”, ndërsa pritet që t’i konfiskohen edhe të gjitha asetet.
Organizata ka rreth 50 zyra rajonale në mbarë vendin, dhe një vendim i Gjykatës kundër rrjetit të Navalnjit, duke e shpallur ekstremist, solli pezullimin e punës.
Ndërkaq, medie ruse shkruajnë se vendimi për ta shpallur terroriste do të rrezikonte gjithashtu vite të gjata burgupër anëtarët dhe mbështetësit.
Rrjeti është themeluar në vitin 2017, teksa Navalny kërkoi të kandidonte për president përball Putinit, por u ndalua.
Ky vendim i marrë nga autoritetet ruse për rrjetin e Navalnjit, sipas një ish – shefeje të lartë të stafit do të thotë fundi i strukturës aktuale të organizatës, porse lëvizja ka shumë të ngjarë të shndërrohet në subjekte të pavarura politike.