LSI ka qëndruar e heshtur pas 25 prillit. Analisti, Shpëtim Nazarko, i ftuar në “Ora e Betit” thotë se LSI është në pritje të zhvillimeve brenda PD-së dhe nëse fiton linja Berisha sipas tij do të kemi aleancë mes dy partive si në 2009.
Nazarko: Basha e tha atë projektin, LSI nuk i ktheu përgjigje. Pas kontratës politike para zgjedhjeve nuk pamë asnjë shenjë bashkëpunimi. Ka gjuajtur herë pas herë PD, LSI nuk i është përgjigjur, është brenda rolit të vet. Pret zhvillimet brenda PD, në rast se do të fitojë linja Berisha do të kemi një PD+ LSI si në 2009. Nëse nuk fiton linja Berisha mund të diskutojmë variante të ndryshme. Nëse nuk do fillohet të bëhet opozitë me principe, me idenë. Nuk do ti thosha për rrugët por do ta kritikoja Ramën me një gjë të thjeshtë. Shqipëria në hartë është si kjo (tregon shishen e ujut). Një budalla e kupton që në një vend të hollë e të gjatë do të lidhësh njëherë mesin. Kështu bëhet opozita, se opozitë që ti thuash tjetrit të pashë që vodhe atje, atë tenderin se vodhët atje po këtu, është opozitë e ca derrave të vetëkënaqur që nuk i hyn në punë popullit shqiptar.