Analisti Shpëtim Nazarko i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se zgjedhjet janë të ligjshme dhe nuk mundet një klasë politike të pengojë popullin të votojë.
Sipas tij populli e di se ç’klasë gomarore ka.
“Ti nuk i pengon të tjerët të marrin pjesë në zgjedhje. Për nëse të tjerët me vullnetin e tyre të lirë, apo me arsye që i shpikën natën, në mëngjes, në drekë s’duan të hyjnë, janë absolutisht të ligjshme. Nëse të sondazhi i parë më pyesje me cilën je për të bërë zgjedhje? Je me 40 apo me 42? Unë do thosha jam me popullin duke ditur që ka një klasë gomarore politike, dhe thonë o zot këta do na sjellin ndonjë ’97 prapë. Më mirë ta gjejnë atje xhambazin edhe kaq”, tha Nazarko.