Ligji i luftës është një ndër çështjet më të diskutuara midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ky ligj i vitit 1940 nuk është shfuqizuar, ndërkohë që palët kanë ende çështje të tjera pezull si deti dhe Çamëria.
Në studion e “Log” analisti Mentor Nazarko sjell në vëmendje arsyet pse Greqia nuk e shfuqizon këtë ligj. Analisti kujton se janë miliarda euro në mes. Bëhet fjalë për atë që njihet si “llogaria e pronave armike”. Siç thotë ai, Greqia ka një faturë prej miliarda eurosh për të paguar për pronat e sekuestruara ndaj shtetasve shqiptarë në atë kohë.