Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndahet nga i dashuri 19 vjeç dhe ikën në SHBA me djalin, Bruna tregon si u njoh brazilianin

17:01 / February 7, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjebrea
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ka qenë e ftuar Bruna e cila ka rrëfyer historinë e saj të jetës. Në vitet ’90 babi i saj iku në Itali, disa vite më vonë ai dhe familja e saj ikën në Amerikë ndërsa kjo qëndroi në Tiranë sepse u dashurua me një djalë. Në moshën 18 vjeç ajo solli në jetë djalin e saj. Por jeta nuk i shkoi ashtu siç duhej, të dy ishin të vegjël, i dashuri ishte vetëm 19 vjeç dhe për arsye të ndryshme ata u ndanë.

Kështu Bruna mori djalin dhe udhëtoi drejt Amerikës dhe filloi punë tek një biznes që e kishte motra dhe bashkëshorti i saj. Kishte 4 dyqane dhe në njërin prej tyre e menaxhonte ajo. Aty ka njohur dhe bashkëshortin e saj Paolon, ai ishte turist dhe kishte shkuar për të ndjekur një ndeshje futbolli ku luante Brazili.

Bruna: Një ditë të bukur vijnë dy çuna, njëri më i bukur se tjetri dhe sigurisht unë zgjodha më të bukurin. Të dy ishin veshur me bluza të verdha me dizenjo jeshile, blu dhe më bënë porosinë se çfarë dëshironin të blinin. Unë po i bëja gati porosinë dhe ata po flisnin me gjuhën e vetë dhe unë i them nga jeni? Ata qeshin dhe thonë po ti nuk e shikon që kemi veshur bluzën braziliane?

I thashë po mirë ju e dini si është flamuri shqiptar? Jo thanë nuk e dimë, atëherë i thashë pse duhet ta di unë brazilianen?  Kjo theu akullin dhe po bënim muhabet. Ata kishin një party, luante Brazili me një skuadër tjetër, por unë nuk pranova se kisha djalin në shtëpi, isha mama me përgjegjësi.

Ardit Gjebrea: Pas sa vitesh erdhi kjo njohje?

Bruna: Pas 4 vitesh. Unë isha 23 vjeç kur njoha Paolon dhe ai ishte 28. Të nesërmen erdhi prapë, tha dua të ble bukë anglisht, por nuk e fliste mirë sepse në atë kohë ishte thjesht turist. Unë kisha një makinë shumë të bukur në atë kohë, ishte Mustang jeshile dhe qëndronte gjithmonë para dyqanit. Një ditë më pyeti e kujt është kjo makina, i thashë e imja,e do për një xhiro i thashë dhe ia dhashë çelsin. Ai tha po, kur u kthye ma dha çelsin tha ta kam larë dhe pastruar. Aty lindi ajo shkëndija sepse thashë asnjë s’ka bërë një gjest kaq të bukur për mua, vetëm unë kam bërë për të tjerët.

Ndahet nga i dashuri 19 vjeç dhe ikën në SHBA me djalin, Bruna tregon si u njoh brazilianin

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SMS mashtruese te qytetarët/ Apeli i Policisë: Mos jepni të dhëna bankare në linqe të dyshimta

09:44 / November 10, 2026

Grabiti mbi 100 mijë euro në dy banka, dëshmia e autorit: Lekët i lashë në kazino, u dhashë dhe shokëve

09:29 / November 10, 2026

Laboratorë, bibliotekë e hapësira moderne, kryeministri Rama ndan pamjet nga shkolla e re në Astir

09:23 / November 10, 2026

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

09:20 / November 10, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.