Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Zgjedhja e Editorit

Ndahet nga jeta babai i Ben Blushit

20:52 / February 8, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kico blushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare, skenaristi dhe shkrimtari Kiço Blushi, babai i ish-deputetit socialist, Ben Blushi. Ka qenë pasditja e kësaj të premte kur zemra e shkrimtarit të njohur ka pushuar së rrahuri. 

Kiço Blushi lindi në qytetin e Korçës në 23 gusht të vitit 1943. Pas mbarimit të studimeve të larta për letërsi shqipe dhe ruse filloi punën si redaktor pranë Radio Televizionit Shqiptar dhe në vitin 1974 kalon si redaktor në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Skenari i tij i parë ishte ai i filmit “Çifti i lumtur” në vitin 1975 si bashkëautor. Me skenarin e filmit “Beni ecën vetë” në vitin 1975 u vlerësua me Çmimin e Republikës së Klasit të III-të. Ka shkruar 14 skenarë filmash artistikë dhe dy skenarë filmash dokumentarë dhe vizatimorë.

Më 20 shkurt të vitit 1991 thirret nga Presidenti Ramiz Alia që të marrë pjesë në Këshillin Presidencial. Nga viti 1991 deri në vitin 2006 ka qënë deputet i Kuvendit të Shqipërisë për Partinë Socialiste. Me dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Publik Shqiptar, u largua nga politika aktive. Kiço Blushi ishte Kryetar i Bordit Drejtues të Qëndrës Kombëtare të Kulturës.

Kiço Blushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nomadët digjitalë”, të punosh pa lëvizur nga shtëpia, trendi që tashmë ka mbërritur dhe në Shqipëri

10:14 / December 26, 2021

‘Po të ishim të vaksinuar do të ishim me kalamajtë’, Rama publikon apelin e pacientëve me Covid nga spitali

14:26 / December 4, 2021

Historiania Nevila Nika rindez debatet për figurën e Enver Hoxhës: Nuk duhet të shihet bardhezi kontributi i tij

11:09 / December 2, 2021

Banorët e Matit: Investimet e ëndërruara prej 30 vitesh po ndryshojnë jetën e qytetarëve

20:20 / November 15, 2021
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.