Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ndahet nga jeta kompozitori dhe studiuesi Edmond Buharaja

22:15 / September 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Buharaja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është ndarë nga jeta kompozitori, studiuesi, pedagogu e drejtuesi i departamentit KMDP pranë Fakultetit të Muzikës, Prof. Asoc. Dr. Edmond Buharaja.

Ai ishte një studiues dhe kompozitor i përmasave botërore. Krijimtaria dhe puna e tij kolosale studimore me botime tepër të vlerëta do të mbeten trashëgimi dhe thesar për sot dhe brezat që do të vijnë. Simfonia Alpine me Interlud, u vlerësua me çmime dhe mirënjohje nga disa prej figurave më të shquara të artit ndërkombëtar.

Po ashtu, përveç studimeve të tjera, botimi i Analiza Schenkeriane dedikuar interpretimit organik të strukturave muzikore, u vleresua nga tre prej studiuesëve më të njohur si E. Pozzi, W. Drabkin dhe S. Pasticci, me urimet e vlerësimet më të mira për të.

Njëkohësisht, kontributi i tij në të gjitha trevat Shqiptare, përkatësisht në Universitetin e Arteve Tiranë, Akademinë e Shkencave në Shqipëri, Institutin Albanologjik Prishtinë, Universitetin e Pejës, etj., do të mbetet një vlerë e shtuar dhe do të nderohet dhe kujtohet me shumë respekt.

Universiteti i Arteve përcolli një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Buharajës, teksa në mesazhin e tyre theksojnë se ai do të mbahet mend edhe si njeriu i mirë, i drejtë, i thjeshtë dhe i kudondodhur, si mbështetje për këdo që i ka besuar aspektit njerëzor duke gjetur tek Prof. Edi besimin, fjalën e këshillën e mençur e të urtë të mikut, profesorit dhe njeriut me virtytet më sublime të karakterit njerëzor.

“Për Prof. Edin duhet të flitet gjatë por sot jemi të pafuqishëm, ndaj mund te themi vetëm:
Prehu në paqe miku kolegu dhe Profesori ynë i nderuar Edmond Buharaja”, lexohet në postimin në rrjetet sociale në faqen e Universitetit të Arteve.

edmond buharaja ndahet nga jeta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.