Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori i shquar Vladimir Prifti.
Lajmi është dhënë nga artisti Mevlan Shanaj: “Lamtumirë VLADIMIR PRIFTI ! Sot ekranit shqiptar i ka ikur , regjisori i shquar , njeriu me humor dhe me pasion për artin! Ngushëllime familjes! Kur folëm herën e fundit ishe optimist o Ladi! E lamë që së shpejti të shiheshim te kafja si çdo ditë! Lamtumirë! Filmat e tu janë një pasuri kombëtare! Emri yt do mbetet i përjetshëm për mes veprës tënde!”.
Vladimir Prifti lindi në 1942 në Tiranë. Mbaroi Akademinë e Arteve në vitin 1964, ndërsa njihet si realizues i shumë filmave artistik shqiptarë, si “Udha e shkronjave”, “Dhe vjen një ditë”, “Flutura në kabinën time”, “Kush vdes në këmbë”, “Era e ngrohtë e thellësive” apo “Dasma e Sakos”.