Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare gazetari Aristir Lumezi, vuante nga një sëmundje e rëndë

18:18 / July 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lumezi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare gazetari Aristir Lumnezi. Ai ndërroi jetë sot pas një sëmundje të rëndë nga e cila vuante kohët e fundit.

Lumezi ishte kryeredaktor i gazetës “Panorama” prej disa vitesh.

Gazetari Aristir Lumezi kishte një eksperiencë prej më shumë se dy dekada në media.

Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë shprehet:

“Pas një kohe vuajtjesh nga një sëmundje e rëndë, është ndarë nga jeta, kolegu ynë i dashur, një ndër modelet njerëzore të komunitetit tonë, kryeredaktori i gazetës “Panorama”, Aristir Lumezi.

Ikja e tij nga jeta, në moshën 57 vjeç, ka pikëlluar rëndë familjarët e tij, miqtë, kolegët dhe krejt organizatën tonë, pjestar i së cilës ishte qysh në vitin e parë të themelimit të saj.

Gazetari Aristir Lumezi spikati si reporter i politikës në shtypin shqiptar përgjatë 20 viteve të fundit. Ai drejtoi me maturi dhe profesionalizëm disa redaksi të të përditshmeve kryesore në vend dhe për disa vite u dallua si zëvendës/ kryeredaktor dhe kryeredaktor i së përditshmes kryesore në vend, gazetës ” Panorama”.

Kolegu ynë i nderuar Lumezi ishte prind dhe familjar i shkëlqyer, një profesionist i karakterizuar në çdo moment nga përgjegjësia dhe ndërgjegjia e lartë morale dhe profesionale.

Ai ndau njohje të shumta profesionale e njerëzore dhe meritoi një simpati publike si gazetar dhe pjestar i editorit të Panoramës.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh dhimbjen e anëtarëve për humbjen e parakohshme të kolegut dhe mikut tonë të respektuar dhe përcjell ngushëllimet pranë familjes Lumezi!

I paharruar do të mbetet mes nesh kolegu dhe miku ynë i urtësishëm!”

Redaksia e Tirananews i shpreh ngushëllime familjes Lumezi për këtë humbje të rëndë.

57 vjec aristir lumezi ndahet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.