Biznesmeni dhe njëherazi vëllai i kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli, Eduard Leli është ndarë nga jeta paraditen e sotme në spitalin e Vlorës. 53 vjeçari Eduard Leli vuante nga një sëmundje e rëndë, prej të cilës kurohej prej një viti.
Leli ishte ekonomist në profesion, ndërsa prej 30 vitesh kishte eksperiencë në tregun ndërkombëtar në proceset prodhuese të materialeve të ndërtimit dhe në industrinë e drurit.Ai ishte edhe drejtues i një televizioni lokal atje, ndërsa ka mbajtur edhe postin e menaxherit të konfindustrisë në qytetin e tij të lindjes.